Era e fortë shkul pemët në Shkodër, dëmtohen disa makina
26/09/2020 09:14
Era e fortë gjatë mbrëmjes së kaluar ka rrëzuar dhjetëra pemë disa vjeçare në zonën e Shkodrës.
Dëmi më i madh është shkaktuar në unazën Perëndimore të qytetit ku pemët janë rrëzuar duke dëmtuar edhe disa makina.
Sa i përket reshjeve të shiut, ato nuk kanë shkaktuar probleme në të gjithë qarkun. Niveli ujit në hidrocentralet mbi lumin Drin, është i ulët, kështu mundësitë për përmbytje në zonat e NënShkodrës janë të pakta.
Top Channel