Shpërndarja e picave mund të jetë e lehtë për dikë më të ri, por mjaft e vështirë për një 89-vjeçar.
Megjithatë Derlin Newey ka vazhduar ta bëjë këtë punë, falë të cilës, së fundi, pati një dhuratë të papritur: një baksish prej plot 12 mijë dollarësh. Newy nuk po u besonte syve, thotë CNN, kur familja Valdez trokiti në derën e shtëpisë së tij në Utah për t’i dhënë paratë.
Shoferi i moshuar nuk i mbajti dot lotët. Ai shpërndan pizza për Papa John’s për rreth 30 orë në javë. Newey e nisi këtë punë kur e pa se nuk ia dilte dot vetëm me pension.
“Si mund të them ndonjëherë faleminderit? Nuk di se çfarë të them”, u shpreh i moshuari, i përfshirë nga emocionet.
Falë dashamirësisë së disa klientëve të tij besnikë, Newey është shndërruar së fundi dhe një yll në rritje të TikTok-ut. Familja Valdez tha se gjithmonë kërkonin atë për t’i sjellë picat dhe kishin nisur ta regjistronin dhe videot i hidhnin online.
Top Channel