Dy tragetet e linjës Durrës-Bari, për shkak të detit të dallgëzuar nuk u nisën natën e kaluar, po mëngjesin e sotëm, ndërkohë tragetet nga Bari nuk kanë pasur vonesa në lundrim.

Ato janë nisur natën e kaluar nga porti italian dhe kanë mbërritur në portin e Durrësit mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë i gjithë vendi ynë është ‘pushtuar’ nga erëra të forta dhe stuhi shiu. Për sa i përket qytetit të Durrësit deri më tani nuk janë raportuar dëme apo përmbytje.

Top Channel