Bllokoi trotuarin, vihet nën hetim 50-vjeçari në Durrës për ‘Pushtim Toke’

26/09/2020 09:54

Durrës – Një 50-vjeçar është vënën nën hetim për shkak se akuzohet për për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike, proceduan në gjendje të lirë shtetasin D.K., 50 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike (trotuar), përpara objektit të tij në lagjen nr.1, Durrës, pa dokumentacionin përkatës.

Top Channel