Ambasadorët mesazhe për COVID-19, Soreca në shqip: Bashkë mund t’ia dalim

26/09/2020 16:55

Në Ditën Evropiane të Gjuhëve Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe Ambasadorët e shteteve anëtare kanë një mesazh të veçantë në gjuhën e tyre amtare. Ata kanë dhënë mesazhe për mbrojtjen nga koronavirusi. Ambasadori i BE-së ka folur edhe në gjuhën shqipe.

“Ne të gjithë mund të flasim gjuhë të ndryshme por sfida jonë kryesore sot ka një emër: koronavirus”, shkruhet në njoftim.

“BE dhe shtetet anëtare të saj e kanë mbështetur Shqipërinë në luftën kundër Covid-19 që nga fillimi i pandemisë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Tani e keni radhën ju të bëni pjesën tuaj” tha Soreca.

Ndërsa në gjuhën shqipe, Luigi Soreca thotë: “Mbaj maskën, laj duart dhe ruaj distancën. Bashkë mund t’ia dalim.”

Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad thotë: Përshëndetje unë jam Elsa. Në kohën e koronës është e rëndësishme që të mbani maskë në fytyrë dhe të mbani pak distancë. Pos mos harroni kurrë të doni njëri tjetrin.

Ambasadori i Spanjës, Canalles Montero thotë: Ju lutem për veten tuaj, mbani distancë të sigurt mes vetes dhe njerëzve të tjerë dhe vini një maskë që ju mbulon mirë hundën dhe gojën.

Ambasadori i Sllovenisë, Peter Japelj thotë: E kemi për detyrë të qëndrojmë të shëndetshëm me maskë.

Ambasadorja e Holandës Guusije Korthals Altes: Së bashku e mbajmë koronën larg.

Ambasadori i Polonisë, Karol Bachura: Kur kolliteni dhe tështini mbuloni mirë hundën dhe gojën. Mbani maskë, lani duart dhe kështu e liftojmë Covid-in. Mbani distancë shoqërore ndaloni përhapjen e virusit në nivel vendor.

Ambasadorja e Greqisë, Sophia Philippidou: Mbroni veten dhe të tjerët përrreth! Kujdesuni për njëri tjetrin!

Ambasadori i Sllovakisë, Peter Spisiak: Le të jemi të përgjegjshëm. Le të mbrojmë njëri-tjetrin. Së bashku do tia dalim mbanë.

Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci: Armiku i padukshëm ende nuk është mposhtur. Unë mbaj maskë!

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA