14 vjeçarja mbytet në rërën thithëse teksa përpiqej të shpëtonte kalin

26/09/2020 19:51

Stërvitësja e Zara Buren i bënte homazh adoleshentes nga Ontario në Kanada, duke thënë se ishte një “fëmijë i mrekullueshëm” dhe “një lumturi për t’i dhënë mësim”.

Një vajzë adoleshente ka vdekur tragjikisht në Kanada teksa përpiqej të shpëtonte kalin e saj nga rëra thithëse.

14 vjecarja Zara Buren ishte duke kalëruar kur ndodhi aksidenti në Flamborough, Ontario.

Ajo vdiq të hënën kur bashkë me kalin e saj u bllokuan në një zonë kënetore pranë autostradës 5 në Hamilton. Hetuesit thanë se vajza dhe nëna e saj po kalëronin në një tokë të zonës. Autoritetet shtuan se të dyja ishin kalëruese me eksperiencë por nuk ishin të njohura me shtegun ku ndodhi incidenti.

Zara kishte arritur të zbriste nga kali i saj pas bllokimit në rërën thithëse por mbeti e zhytur në të.

Grupet e emergjencës më vonë e nxorën trupin e saj por pa shenja jete.

Stërvitësja e viktimës prej tre viteve Holly Jacks-Smither, tha se Zara ishte një person “me eksperiencë me kuajt”.

“Prindërit e saj duan ta kujtojnë si një atlete dhe një person, dhe po përpiqen të mësohen me kujtimin e saj duke e mbajtur në dritë pozitive”, tha ajo.

FOTO GALERI
4/4
Stërvitësja e Zara Buren i bënte homazh adoleshentes nga Ontario në Kanada, duke thënë se ishte një “fëmijë i mrekullueshëm"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA