10 doza kokainë/ Arrestohet i riu në Shkodër, policia i kontrolloi makinën

26/09/2020 11:58

Një 26-vjeçar ka rënë në pranga në Shkodër pasi shpërndante kokainë.

Bëhet fjalë për S. Rr., banues në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Dergut”, lagjja “Naim Gjylbegu”, Shkodër, forca e posaçme “Shqiponja” e DVP Shkodër, pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Mercedez Benz” i kanë gjetur 10 doza me lëndë narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të kontrollit fizik të ushtruar shtetasit S. Rr. i janë gjetur 35.200 lekë dhe dy aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel