Skandali në Britani/ Policja bën seks me oficerin e martuar në makinën e patrullës

25/09/2020 20:13

Dyshja shkonin me makinat e shërbimit në zona të veçuara për takime seksi gjatë detyrës dhe u kapën pas një denoncimi anonim.

Një police britanike dhe një koleg i saj i martuar janë larguar nga forcat pas një serie episodesh seksi gjatë detyrës.

32 vjeçarja Zoe Phillips, kishte kryer seks oral me oficerin Andrew Perry, 35 vjeç, në makinën e patrullës, kur u kapën nga kolegët e tyre.

Phillips, e cila është nënë e një fëmije, gjithashtu i kishte dërguar ofierit foto intime dhe dyshja ishin takuar edhe në shtëpi gjatë orarit të detyrës.

Pas një informimi anonim ata u kapën dhe u përjashtuan nga policia.

Në një seancë dëgjimore mbi çështjen u tha se dy policët “e vjetër” ishin gjurmuar me sistemin GPS për të vërtetuar se ishin takuar rregullisht gjatë kohës së detyrës.

Specialisti i trafikut Perry, dhe oficerja e ndërlidhjes me shkollat Phillips, punonin në Gwent te Uellsit.

Edhe gruaja e Perry me te cilen ka tre femije, është oficere policie, ndërsa ai ka pranuar historitë “e shpejta” me Phillips gjatë detyrës.

Atyre iu dha zgjedhja e dorëheqjes ose shkarkimit të turpshëm nga forcat.

Kryetari i komisionit të hetimit Christopher McKay dënoi dyshen për sjelljen “e përçmuar” duke thënë se veprimet e tyre “dëmtuar besimin e publikut në forcën e policisë”.

Në një intervistë Phillips pranonte se kishte pasur “puthje e përkëdheje” mes dyshes teksa ishin në detyrë.

Në seancë u tha se Perry pranoi se në një rast Phillips kishte kryer seks oral ndaj tij në një mjet policie dhe se ishin takuar në shtëpinë e saj për seks gjatë orarit të detyrës.

Paneli akuzoi Phillips për shkelje të rëndë.

FOTO GALERI
2/7
Specialisti i trafikut Perry

Top Channel