SHBA, frikë për dhunë në zgjedhje/ Trump mendon se procesi i 3 nëntorit do të përfundojë në Gjykatën e Lartë

25/09/2020 01:47

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nuk pranoi ta thoshte hapur se do të ketë nja transferim paqësor të pushtetit nëse i humb presidencialet e nëntorit.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi ai gjatë një konferencë për shtyp në Shtëpinë ë Bardhë. Trump po ashtu mendon që zgjedhjet e vitit 2020 do të përfundojnë në Gjykatën e Lartë, duke shtuar se kjo është arsyeja se përse ka rëndësi që ajo t’i ketë të nëntë gjyqtarët.

Ai vetë po lëviz me shpejtësi për të emëruar një pasardhëse të gjyqtares liberale Ruth Bader Ginsburg, e cila ndërroi jetë të premten. Rivali i vet demokrat Joe Biden të përzgjedhë kandidatin për Gjykatën e Lartë, pas inaugurimit të tij në janar. Aleatët republikanë të Trump në Senat thonë se ata mund të zhvillojnë një votim para zgjedhjeve. Kjo do të vuloste një shumicë konservatore 6 me 3 në gjykatën më të lartë të vendit.

Ekspertët ndërkohë gjithmonë e më shumë po i druhen një shpërthimi të dhunës në zgjedhje. Ata kujtojnë nëntorin e vitit 2000, kur qindra protestues kërkuan me forcë të ndalohej rinumërimi i votave për zgjedhjet presidenciale në Florida. Joe Lowndes, profesor i shkencave politike në Universitetin e Oregonit, mendon se rreziku për dhunë elektrorale tani është edhe më i fortë se ajo që u njoh asokohe si protesta “Brooks Brothers”, dhe vërejnë me shqetësim krijimin e disa grupeve të ekstremit të djathtë që kanë nisur të qarkullojnë të organizuar, duke hedhur edhe kërcënime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA