
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi është rritur në 1.136.048, ndërsa bilanci i viktimave në 20.056.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 7.212 raste të reja, shifra më e lartë ditore prej 23 qershorit, numri i rasteve ka arritur në 1.136.048, ndërsa me 108 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 19.948.
Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 934.146 me 4.317 të shëruar në 24 orët e fundit.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është 0,6 përqind dhe te 25,7 përqind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Në kryeqytetin rus Moskë, që prej 12 qershorit numri i rasteve rritet në nivelin më të lartë. Në 24 orët e fundit në kryeqytet janë shënuar 1.560 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 281.968 ndërsa me 14 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 5.129.
Shërbimi për Mbrojtjen e Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi informoi se numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 43,9 milionë.
Moska rikthehet në sistemin e punës në distancë
Ndërkohë, Bashkia e Moskës vendosi që institucionet shtetërore në qytet brenda mundësive sërish të kalojë në sistemin e punës në distancë, ndërsa nga kompanitë që e kanë këtë mundësi iu kërkua që me shpejtësi të përfundojnë këtë proces.
Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.
Në vend më 1 shtator filloi viti i ri shkollor, kurse brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe të distancimit fizik.
Top Channel