Pezullohet deputeti që puthi gjoksin e gruas në mbledhjen e Kongresit (fotot)

25/09/2020 18:35

Deputeti argjentinas nga Salta, Juan Emilio Ameri është pezulluar dje në mënyrë dramatike nga Kongresi (parlamenti i vendit) pasi u regjistrua në video duke puthur gjoksin e partneres së tij, gjatë një sesioni në distancë me kolegët deputetë.

Mbledhjet e Kongresit në Argjentinë po mbahen me lidhje direkte ‘Zoom’ gjatë kohës së koronavirusit dhe kjo bëri që deputeti nga Salta të shkaktonte zemërim të gjerë me “shfaqjen sklandaloze” që dha për kolegët e tij, shkruanin mediat vendase.

Në skenat që transmetoheshin direkt në ekranin gjigand të dhomës së deputetëve, gruaja shihej që i afrohet ligjvënësit të ulur në laptopin e tij, i cili nis ta prekë dhe më pas i ul bluzën dhe i puth gjoksin.
47-vjeçari tentoi të shpejgonte se besonte se nuk ishte në linjë gjatë skenës seksuale.

“Ndjehem shumë keq, jam i turpëruar,” tha Ameri për Radio Con Vos.

“Ne ishim në sesion por lidhja kishte rënë, nuk kishte internet. Partnerja ime sapo doli nga banja dhe unë e pyeta si i kishte protezat se para disa ditësh kishte bërë një operacion për zmadhim gjoksi”, justifikohej babai i tre vajzave.

Por sesioni video-parlamentar u ndërpre menjëherë pasi kryetari Sergio Massa, njoftoi për nevojën e raportimit të një “shkeljeje të rëndë” nga një deputet.

“Ishte një situatë që nuk ka të bëjë fare me dekorin normal të funksionimit të kësaj dhome,” tha Massa, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të Ameri dhe krijimin e komisionit të hetimit të tij dhe përjashtimin e mundshëm.

Propozimi i tij u pranua dhe tashmë Ameri do të presë pesë ditë për vendimin ndaj tij.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA