OKB: Pandemia kërcënon përparimin në shëndetin e grave dhe fëmijëve

25/09/2020 22:43

Pandemia e COVID-19 kërcënon ta kthejë pas përparimin në shëndetin e grave dhe fëmijëve me një dekadë, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të lëshuar sot.

“Kriza e koronavirusit po përkeqëson pabarazitë ekzistuese, ku gratë dhe fëmijët janë më të prekur nga ndërprerjet e shërbimeve shëndetësore”, tha OKB, raporton ATSh.

“Pa më shumë përpjekje për të trajtuar vdekjet e parandalueshme të fëmijëve, 48 milionë fëmijë nën pesë vjeç mund të vdesin midis vitit 2020 dhe 2030”, paralajmëron raporti.

Vitin e kaluar, 5,2 milionë fëmijë vdiqën për shkaqe të parandalueshme, para se të mbushnin moshën 5 vjeç, dhe 82 % e atyre vdekjeve ishin të përqendruara në Afrikën Subsahariane dhe në Azinë Jugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA