Nipi i Pablo Escobarit, Nicolas Escobar, ka thënë se gjeti një qese plastike me para me vlerë prej 18 milionë dollarë të fshehura në murin e një prej shtëpive të xhaxhait të tij.
Sipas BBC, ai u shpreh se nuk ishte hera e parë që gjente para në vendet ku Escobar i fshehte nga konfiskimi.
Paratë u zbuluan në një apartament ku jeton edhe nipi i tij në qytetin e Medellin.
Lordi famëkeq i drogës i cili në kulmin e karrierës së tij ishte personi i shtatë më i pasur në botë, vdiq në vitin 1993 në një shkëmbim zjarri me policinë.
Thashethemet për pasurinë e fshehur të Escobar kanë qarkulluar në Medellin që nga vdekja e tij, pasi shpenzoi vite duke luftuar me shtetin kolumbian për ta parandaluar ekstradimin e tij në SHBA.
Nicolas Escobar tha se ai gjithashtu kishte gjetur një makinë shkrimi, telefona satelitorë, stilolaps prej ari, një aparat fotografik dhe një shirit filmi që ende nuk u identifikua.
Top Channel