Naftëtarët, protestë për pagat/ Ballsh, mblidhen para uzinës, lajmërojnë grevë urie

25/09/2020 15:16

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit janë rikthyer në protestë. Ata u grumbulluan sot në hyrje të uzinës për të kërkuar të drejtat e tyre.

Sipas kreut të sindikatës së naftëtarëve të Ballshit, pavarësisht protestave të shumta, naftëtarët janë lënë në mes të katër rrugëve.

Megjithëse protestojnë prej disa muajsh, së fundi protestuan edhe përpara Ministrisë së energjetikës, nuk kanë marrë asnjë përgjigje as për pagat dhe as për fillimin e punës. Duke parë këtë indiferentizëm, naftëtarët thonë se vetëm greva e urisë është zgjidhje.

Sindikata së bashku me naftëtarët do të përshkallëzojnë protestat duke kërcënuar se në rast se gjatë fundjavës do të përshkallëzojnë protestat duke kërcënuar se në rast se gjatë fundjavës nuk do të gjejnë zgjidhje, ditën e hënë do të hyjnë në grevë urie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA