
Një mi “gjigant” afrikan, Magawa është dekoruar me medalje ari prestigjioze për zbulimin e minave tokësore.
BBC raporton se Magawa ka nuhatur 39 mina tokësore dhe 28 municione të pashpërthyera.
Qendra veterinare bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar (PDSA) e dekoroi miun me Medaljen e Artë për “Devotshmëri Ndaj Detyrës Në Shpëtimin e Jetëve”, fill pasi ai identifikoi minat tokësore vdekjeprurëse në Kamboxhia.
Mendohet se deri më tani gjenden rreth gjashtë milionë mina tokësore në vendin e Azisë Juglindore.
Bëhet e ditur se brejtësi shtatëvjeçar u trajnua nga organizata bamirëse e regjistruar në Belgjikë e njohur si “Apopo”, e cila është e vendosur në Tanzani.
Ajo merret me trajnimin e brejtësve për identifikimin e minave dhe kafshët certifikohen pas një viti trajnim.
Top Channel