Izrael, shënohet rritja më e lartë e rasteve ditore me Covid-19

25/09/2020 10:48

Izraeli gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 7.527 raste të reja të koronavirusit (COVID-19), shifra më e lartë ditore që nga shkurti, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

“61 vdekje të lidhura me koronavirusin e kanë rritur numrin e viktimave në mbarë vendin në 1.378”, tha ministria në një deklaratë.

Numri i përgjithshëm i rasteve tani u rrit në 214.458, përfshirë 152.294 të shëruar, tha ministria, duke shtuar se 669 pacientë janë në gjendje kritike.

Izraeli është kthyer në izolim total për shkak të koronavirusit që do të zgjasë për tre javë në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA