
Gigi Hadid poston foton e parë me Bradley Cooper, puthje pasionante mes çiftit në 30 vjetorin e modeles
05/05 08:45
Marka italiane e modës luksoze, “Gucci”, ka ngjallur polemika me linjën e saj të re të produkteve për vjeshtën e vitit 2020.
Në këtë linjë përfshihen pantallona të cilat duken të kenë njolla bari mbi to.
Në vitin 2017, shitësi me pakicë i kompanisë Nordstrom bëri titujt e lajmeve për shitjen e pantallonave të zhytura në baltë për një shumë prej 425 dollarësh.
Ndërsa, butiku Onomichi Denim Project ka kohë që shet pantallona premium që janë veshur nga dikush për të paktën një vit.
Tani, shtëpia e modës italiane Gucci ka lëshuar një palë pantallona të punuara posaçërisht me një efekt të njollosur me bari mbi to.
Top Channel