
25/02 13:07
Të paktën 3 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga moti i keq që ka goditur pjesën jugore të Etiopisë.
Tesfaye Markos nga Departamenti për menaxhim me katastrofa natyrore, deklaroi se dhjetëra objekte janë shembur si pasojë e rrëshqitjes në rajonin Gamo ndërsa 21 familje janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
Markos tha se gjatë rrëshqitjes kanë humbur jetën 3 persona dhe për shkak të reshjeve të mëdha të shiut ka paralajmëruar banorët e viseve të larta për mundësinë e rrëshqitjeve të sërishme.
Si pasojë e reshjeve të dendura dhe rrëshqitjeve të dheut në Etiopi, nga qershori deri në shtator çdo vit pësojnë qindra persona.
Top Channel