Erëra të forta dhe rrebeshe shiu me intesitet të lartë, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën njoftimin e rëndësishëm

25/09/2020 23:43

Vendi është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm duke sjellë reshje të dendura shiu. Për shkak të motit të keq Drejtoria e Përgjithshme Detare ka lajmëruar të gjithë operatorët të marrin masa sigurie.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si rezultat i erërave të forta me drejtim nga jugu më 25 – 26 shtator moti do të përkeqësohet, në zonën bregdetare të Adriatikut dhe Jonit. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3 metra dhe perioda 6 sekonda. Vendi ynë do të përfshihet nga erëra të forta dhe shi në formë rrebeshi me intesitet të lartë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, të cilat duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurtë dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Ja njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare

Top Channel