71-vjeçari që terrorizoi Elbasanin ishte denoncuar për konflikt nga një grua, reagon policia: Kishte proces Gjyqësor…

25/09/2020 21:37

Policia e shtetit ka reaguar sërish lidhur me 71-vjeçarin Lefter Zhidru i cili u vra mbrëmë nga forcat RENEA për shkak se për 5 orë rresht hapi zjarr ndaj policisë.

Sipas policisë më 4 maj viktima ishte konfliktuar me një grua, ku kjo e fundit kishte bërë edhe një ankesë në policinë e shtetit. Sipas tyre me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, ankesa i është përcjellë strukturave përkatëse.

Prej asaj date në polici nuk ka pasur më ankesa, ndërsa dy familjet kishin edhe një proces civil në Gjykatën e Apelit.

Sqarim i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media se një shtetase nga lagjja “11 Nëntori”, Elbasan, i ka dërguar e-mail Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për t’i kërkuar ndihmë për një konflikt që kishte me shtetasin Lefter Zhidru, sqarojmë opinionin publik se:

Më datë 04.05.2020, në adresën zyrtare të e-mail-it [email protected], është dërguar e-mail nga zonja, e cila ka raportuar konfliktin që kishte me këtë shtetas. 

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ankesa i është përcjellë menjëherë po atë ditë strukturave përkatëse.

Këto struktura kanë verifikuar dhe trajtuar problematikën, duke kryer veprimet e nevojshme, mbi bazën e procedurave standarde të punës.

Janë thirrur dhe kontaktuar palët e përfshira në konflikt dhe prej asaj date nuk ka patur më asnjë ankesë në polici. Mes këtyre dy familjeve kishte dhe një proces civil në Gjykatën e Apelit.

Policia e Shtetit fton çdo media ta kontaktojë zyrtarisht, për të shmangur informacionet e pasakta, si dhe qytetarët të denoncojnë çdo paligjshmëri, duke iu garantuar reagim me shpejtësi dhe profesionalizëm.

FOTO GALERI
2/30

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA