69 vjeçari vdes në vresht pas sulmit nga grerëza aziatike në Spanjë

25/09/2020 17:33
Grerëzat aziatik njihen që vrasin bletët dhe i hanë ato, bashkë me rreth 80 insekte të tjera në ditë.

Trupi i Antonio Rodriguez Loureiro u gjet në një faqe kodre në Plaia de Caion, Spanjë, pasi nuk u kthye nga puna pasditen e 23 shtatorit.

Një burrë i moshuar ka vdekur pasi u sulmua nga grerëza aziatike duke punuar në vreshtat e tij në veriperëndim të Spanjës.
Trupi i Antonio Rodriguez Loureiro u gjet rreth orës 21.30 në kodrën pranë Plaia de Caion.

Familja e 69-vjeçarit dha alarmin pasi fshatari uk u kthye nga puna me traktorin e tij.

Shërbimet e emergjencës zbuluan trupin dhe panë se ishte pickuar disa herë nga insekte.

Ende nuk është zbuluar zyrtarisht shkaku i vdekjes së tij por shenjat ishin të pickimeve të grerëzave aziatike, të cilat janë një specie pushtuese dhe kërcënojnë gjithashtu bletët.

Grerëzat njihen që vrasin bletët dhe i hanë ato, bashkë me rreth 80 insekte të tjera në ditë.

Reagimet alergjike ndaj pickimeve të tyre janë shtuar kohët e fundit. Vetëm në Spanjë këtë vit ka pasur tre vdekje nga grerëzat aziatike. Në maj 2020 një 73 vjeçar që po ecte me gruan e tij u pickua dhe humbi jetën në Pontevedra, Galici.

Çfti besohet se u sulmua nga një mori grerëzash me këmbë të verdha, të ngjashme me ato aziatike.
Mjekt ishin përpjekur ta sillnin në jetë për të paktën 45 minuta por nuk mundën ta shpëtonin.

FOTO GALERI
2/3
Shërbimet e emergjencës zbuluan trupin dhe panë se ishte pickuar disa herë nga insekte.

Top Channel