Video/ Protestuesit lëshojnë bomba Molotov ndaj policisë në protestat anti-racizëm në Portland e Seattle

24/09/2020 17:46

Siç ishte paralajmëruar, protestat kanë rinisur me të gjithë fuqinë e tyre në veriperëndim të SHBA pas vendimit të gjykatës për të mos dënuar asnjë oficer për vrasjen e afro-amerikanes Breonna Taylor në shtëpinë e saj disa muaj më parë.

Në Portland disa elementë të dhunshëm dogjën stacionin e policisë dhe sulmuan oficerët me gurë e bomba zjarri.

Disa orë pas njoftimit se ofierët përgjegjës të Louisville nuk do të përballen me akuza për vrasjen në mars të 26-vjeçares Breonna Taylor, qendra e Portland u mbush përsëri me protestues.

Turma të mëdha u grumbulluan para gjykatës federale të Seattle ku shpejt protestuesit u bënë të dhunshëm duke qëlluar me shishe ndaj oficerëve.

 

Në një nga momentet më shokuese një oficer policie shihet që godet me rrotën e biçikletë së tij kokën e një protestuesi të rrëzuar.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel