Vdes burri që hante një qese me ëmbëlsira brenda ditës

24/09/2020 19:38

Një punonjës ndërtimi në Massachusetts, SHBA ka vdekur prej zakonit të ekzagjeruar të ngrënies së ëmbëlsirave, thanë dje doktorët.

Burri që nuk është emëruar publikisht, ishte 54 vjeçar dhe hante rreth një qese e gjysmë ëmbëlsira në ditë.

Ai nuk kishte shfaqur simptoma para se të pësonte një atak kardiak teksa ishte një restorant të ushqimit të shpejtë.

Duke përshkruar rastin e individit, doktorët thonin një raport se fajin për vdekjen e kishte acidi glicirizik në ëmbëlsirat.

“Na thanë se pacienti kishte një dietë të keqe dhe hante shumë ëmbëlsira, nuk ka çudi që sëmundja e tj të jetë e lidhur me konsumin e ëmbëlsirave”, tha Dr Elazer R Edelman.

Ai shtoi se studimet kanë treguar se acidi glicirizik – që është ingredienti aktiv i ëmbëlsirave të forta si lëpirëset, kallamat e sheqerit etj. – mund të shkaktojë “hipertension, hipokalemi, alkalozë metabolike, aritmi fatale, dhe dështim të veshkave” – simptoma që shiheshin të gjitha te pacienti.

Hipokalemia ka të bëjë me nivele të ulëta të potasiumit në gjak. Pacienti kohët e fundit kishte ndryshuar tipin e ëmbëlsirave që hante. Disa javë para vdekjes ai kishte ndryshuar nga kallama me shije frutash në një tjetër lloj ëmbësire të zezë.

Një tjetër doktor Dr Andreë L Lundquist, ishte dakord me konkluzionet se faji ishte i ëmbëlsirave: “Hetimet sugjerojnë se ëmbëlsirat ishin shkaku i hipokalemisë së tij.”

FOTO GALERI
2/3
Disa javë para vdekjes ai kishte ndryshuar nga kallama me shije frutash në një tjetër lloj ëmbësire të zezë.

Top Channel