Trafikoi drogë në Kosovë/ Arrestohet 48-vjeçari nga Mirdita, i shpallur në kërkim (EMRI)
24/09/2020 13:28
Ka rënë në pranga një 48-vjeçar nga Mirdita, i dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Bëhet fjalë për shtetasin Viktor Lekgegaj, 48 vjeç, banues në Mirditë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2019 e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Shtetasi Viktor Lekgegaj, në vitin 2015, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë ka trafikuar lëndë narkotike kanabis në Kosovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel