Tiranë/ Dhunoi fizikisht vajzat dhe shkeli vendimin e Gjykatës, arrestohet 44-vjeçari. Dy persona të tjerë…

24/09/2020 10:13

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona dhe ka shpallur në kërkim një të tretë për dhunë në familje.

Shtetasi F.H., është arrestuar nga organet policore pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 3 vajzave të tij. Gjithashtu ky shtetas ka shkelur vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për vajzat e tij.

Shtetasi Xh.C. është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Gjithashtu, shtetasi J.C., është shpallur në kërkim, pasi në mënyrë të përsëritur a ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij, si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë I shtetasit F. H., 44 vjeç, pasi në rrugën “Sadik Stavaleci”, Babrru, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 3 vajzave të tij. Gjithashtu, ky shtetas ka shkelur vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për vajzat e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. C., 44 vjeç, pasi në fshatin Pezë Helmës, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, së cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

U referuan materialet dhe punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim J. C., 26 vjeç, sepse në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij, si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA