Si në filma/ Të armatosur deri në dhëmbë, shihni se si policia nis aksionin deri në ekzekutimin e 71-vjeçarit

24/09/2020 19:28

Pas 5 orësh negociatash dhe shkëmbim zjarri me policinë 71-vjeçari nga Elbasani, Lefter Zhidru u ekzekutua!

Ai shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij, pas një sherri me gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë.

Ndërkohë që ngjarja dukej afër fundit dhe se do përfundonte me dorëzimin e tij, i moshuari filloi që të qëllonte sërish pasi RENEA ndërhyri për kapjen e tij.

Ndodhur në kushtet e mosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale Renea kanë ngushtuar rrethimin e banesës ku ndodhej 71-vjeçari.

Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat Renea po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë.

Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, Renea i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë, por përsëri 71-vjeçari ka reaguar me armë dhe në këto kushte Renea ka shpërthyer derën për të hyrë në banesë.

Në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash Forcat Renea duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar asnjë punonjës i Reneas.

Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë.

Top Channel sjell pamjet nga aksioni i policisë.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel