Sërish lëkundje tërmeti në vend!
24/09/2020 17:47
Në vend janë ndjerë sërish lëkundje tërmeti.
Të dhënat paraprake tregojnë se magnituda ishte 3.5 me epiqendër në Lushnje.
Thellësia e lëkundjeve raportohet në 10 km dhe ora kur janë regjistruar lëkundjet ka qenë 17:34.
Kujtojmë se prej disa ditësh tashmë në vend janë ndjerë lëkundje të tokës.
Top Channel