Psikologët gjithmonë sugjerojnë që çdo person mund të bëhet më i lumtur duke buzëqeshur më shumë.

Pavarësisht nga shumë faktorë stresues, ne mund ta rregullojmë gjendjen shpirtërore duke përdorur një laps, thonë studiuesit. Pra, le të jemi krijuesit e lumturisë sonë dhe të mos lejojmë që ajo të zbehet. Vetëm me këtë truk ne mund të rregullojmë gjendjen tonë emocionale.

Veprimet dhe sjelljet e thjeshta mund të formojnë emocionet tona. Tema e lumturisë është studiuar për shumë dekada dhe disa studiues dolën me një mendim interesant. Veprimet e thjeshta të trupit tuaj mund të ndikojnë në emocionet tuaja.

Një shembull i shkëlqyer ka prova që gratë me më pak besim në rolet drejtuese mund të ndihen të fuqizuara kur shohin një fotografi të një gruaje të fuqishme politike përpara tyre. I njëjti mekanizëm ndodh me një buzëqeshje.

“Të ndihesh i argëtuar të nxit të buzëqeshësh dhe buzëqeshja ka tendencë të të bëjë të ndihesh i argëtuar. Disa studentëve u kërkua të vlerësonin se sa qesharak ishte një karikaturë. Dhe u bë një përfundim befasues. Ata që mbanin një laps në gojë, karikatura u dukej më qesharake“, thanë sudiuesit.

Një përsëritje e studimit me studentë dhe karikatura ka provuar se teoria është e vërtetë.Ky veprim i thjeshtë ishte shumë efektiv.

Pra, duke vendosur një laps në gojën tuaj në një mënyrë horizontale, buzët krijojnë automatikisht formën e një buzëqeshjeje, dhe trupi juaj e njeh atë. Ta themi thjesht, truri juaj monitoron vazhdimisht të gjitha gjërat që ndodhin në trupin tuaj. Pastaj fillon t’i analizojë ata për të gjykuar se si po ndiheni. Pra, në thelb, ju mashtroni trurin tuaj me një shprehje të lumtur në fytyrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA