Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 5 personave të cilët kanë të shkuar kriminale.
Konkretisht , OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve, Bledar Çoraj, Donika dhe Arta Çoku, Baki Çoku, Aldo Kobuzi:
Bledar Çoraj., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Donik Çoku., banuese në Divjakë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;
Arta Çoku., banuese në Divjakë, e dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;
Baki Çoku,, banues në Divjakë, i dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;
Aldo Kobuzi, banues në Divjakë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Njoftimi:
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
B. Ç., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
D. Ç., banuese në Divjakë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;
A. Ç., banuese në Divjakë, e dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;
B. Ç., banues në Divjakë, i dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;
A. K., banues në Divjakë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Top Channel