Pamjet nga vendi i ngjarjes/ I armatosuri vijon të qëllojë ndaj policisë, RENEA mbërrin në zonë

24/09/2020 14:07

ELBASAN- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë. Mësohet se ka qenë një person i cili ka hapur zjarr në drejtim të policisë por për pasojë, plumbat kanë kapur dy kalimtarë të rastit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë forcat e policisë janë pozicionuar dhe kanë vendosur menjëherë një perimetër sigurie ndërsa vijojnë t’i bëjnë thirrje për tu dorëzuar.

Por mësohet se pavarësisht thirrjeve të policisë ai vijon të qëllojë ndaj tyre.

Banesa është e rrethuar nga Forcat Shqiponja dhe në ndihmë po mbërrijnë RENEA dhe FNSH.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel