Në kampingun familjar/ Dhjetëra gaforre gjigante “terrorizojnë” me praninë e tyre (FOTO)

24/09/2020 17:04

Një familje në Australi është habitur së tepërmi kur në kampingun e saj u afruan dhjetëra gaforre gjigante.

Krijesat nënujore të njohura ndryshe si “gaforret e kokosit”, kanë një gjatësi deri në një metër dhe kanë një nuhatje të fortë përsa i përket ushqimit.

Teksa familja ishte duke shijuar një darke të shijshme, shumë gaforre u afruan rreth tyre duke kërkuar ushqim. Pavarësisht pamjes së tyre të frikshme, gaforret janë të padëmshme, megjithëse vazhdimisht “grabisin” sende të ndryshme.

“Ne kemi zhvilluar disa herë kamping në atë ishull, por kurrë nuk kemi parë aq shumë gaforre. Djali im numëroi 52 prej tyre dhe të them të drejtën ishte pak e frikshme. Ato nisën të ngjiten në tryezë, karrige dhe kudo, por nuk janë të dëmshme”, u shpreh Ami Luetich, një nga të pranishmet në kamping.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA