Mësuesja kërcënon të përjashtojë nxënësin prej flamurit ‘Trump 2020’ në murin e dhomës

24/09/2020 21:08

Një adoleshent që po bënte mësimin në distancë nga dhoma e tij e gjumit u detyrua ta ndërpriste atë prej një flamuri politik që kishte varur në mur.

Nxënësi i shkollës së mesme në veri të Kalifornisë u kërcënua nga mësuesja se do të përjashtohej nga mësimi virtual nëse nuk hiqte nga këndi i kamerës flamurin e tij elektoral “Trump 2020”.

Nëna e 16-vjeçarit tha se ai u largua nga mësimi para se mësuesja ta përzinte.

Një tjetër nxënës nisi të regjistroi episodin teksa mësueaja po numëronte deri në 15 që nxënësi të hiqte flamurin pro-Trump.

16-vjeçari mësohet se nuk është penalizuar për incidentin por nëna e tij thotë se është e shqetësuar për politikat e ndjekura në shkollë dhe për mësimin në distancë prej pandemisë së koronavirusit.

Libri i rregullave të shkollës Colusa flet për liri të shprehjes brenda e jashtë kampusit, si dhe për “median online” – por nuk i refereohet saktësisht mësimit në distancë.

FOTO GALERI
1/3
Nxënësi i shkollës së mesme në veri të Kalifornisë u kërcënua nga mësuesja se do të përjashtohej nga mësimi virtual

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA