
24/02 19:13
Takimi i Erjonit dhe Anës në “PërPuthen”, u komentua jo pak nga konkurrentët e tjerë në emision.
E para që reagoi ishte Shqipja, e cila e konsideroi suprizën me limuzinë që Erjoni i bëri Anës si të tepruar. Ajo tha se u përlot nga surpriza, por për të do të ishte më mirë që të bëhej në një kohë tjetër dhe jo në takimin e parë.
Më pas bukuroshja ceku temën e materializmit, ku tha se femrat sot janë të fokusuara tek dhuratat dhe pasuria dhe jo në atë çfarë personifikon një person.
Top Channel