Këshilli i Lartë i Prokurorisë përgatit Strategjinë e Komunikimit 2021-2024

24/09/2020 16:20

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në bashkëpunim me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes organizoi paraditen e sotme seminarin me temën “Qasja strategjike në Komunikimin me Publikun”.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me pjesëmarrjen e kreut të këtij institucioni, Gent Ibrahimi, anëtarëve të Këshillit dhe administratës.

Në këtë seminar, u prezantua Strategjia e Komunikimit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një dokument i hartuar për zhvillimin dhe përmirësimin e komunikimit me publikut dhe atë institucional dhe ndër institucional.

Në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të Këshillit të Evropës për komunikimin me median dhe publikun për gjykatat dhe autoritetet të prokurorisë, hartimi i strategjisë së komunikimit do të synojë rritjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë dhe në institucionet e tij.

Për të garantuar një sistem të qëndrueshëm, i cili do të zhvillohet paralelisht me institucionin, dhe një nivel sa më të lartë transparence dhe përgjegjshmërinë  në komunikimin me publikun, nevojitet një qasje pro-aktive ndaj komunikimit, ku publiku të informohet për aktiviteti i institucionit, por njëkohësisht të ketë mundësi të komunikojë në mënyrë aktive me vetë institucionin.

Kjo strategji vjen në mbështetjen e misionit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë si një nga organet e reja të dala nga reforma e sistemit të drejtësi në Shqipëri, i cili garanton pavarësinë, llogaridhënien, disiplinën, statusin dhe karrierën e prokurorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA