Jeta në pandemi/ 80 fotografë nga e gjithë bota kanë hapur 22 ekspozita

24/09/2020 02:12

80 fotografë nga e gjithë bota kane paraqitur krijimet e tyre ne 22 ekspozita te fokusuara tek ngjarjet në dy nga zonat e kuqe të Italisë gjatë periudhës më të ashpër të pandemisë së Covid-19, Lodi dhe Kodonjo.

Edicioni i 11-të i festivalit të fotografisë etike në Lodi, i cili do të zhvillohet në 26 shtator deri në 25 tetor 2020 këtë radhe ndryshon formë dhe merr përmasa të tjera.

Një vështrim tjetër nga lente të ndryshme për një botë tjetër. Ky është lajtmotivi i këtij i festivali, i cili për dallim nga herët e tjera është perceptuar i ndarë në 22 ekspozita, të vendosura në vende te ndryshme publike, si parqe, oborre pallatesh etj. Më interesantja është se bota nuk do të tregohet vetëm në ditët më të errëta të saj e pushtuar nga pandemia, por arteriet e saj marrin frymë dhe para saj.

Do të jetë Hong Kongu, Mbretëria e Bashkuar gjatë kohës së Brexit, vera e tmerrshme e zjarreve australiane, kriza palestineze dhe shumë e shumë ngjarje të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA