Deputetja Rudina Hajdari

Opozita parlamentare vendos nën presion shumicën qeverisëse të cilës i duhen 84 vota të cilat nuk i ka,  për amendimet e kodit zgjedhor ku përfshihen listat e hapura dhe pragu elektoral. Rudina Hajdari e mbështetur edhe nga Muslim Murrizi u angazhuan për të bojkotuar seancën nga ku do të diskutohen këto ndryshime,  nëse listat nuk hapen 100% dhe pragu elektoral të vendoset 1% nga 3 % propozuar nga socialistët.

Kjo pandershmëri arriti kulmin, ku PS bërë propozimin për hapje listash, por që nuk ishte e tillë. Edi Rama ishte ai që i pa shqiptarët në sy dhe nga ky Kuvend tha listat do të hapen. Ky mashtrim i Ramës do të renditet si një nga mashtrimet më të mëdha që është bërë në këto 30 vite. Ju keni frikë nga populli. Nuk i dilni dot përballë që të zgjedhin ata.

Ashpërsisë së Rudina Hajdarit i  dha përgjigje ministria për mardhëniet me parlamentin Elisa Spiropali.

Elisa Spiropali-Nëse do të flasësh këtu për lista dhe për zgjedhje, ti nuk je e votuar. Ti ke hyrë në Kuvendin e Shqipërisë si e votuar nga lista e PD-së. Dil në votim, provoje dhe pije detin Rudina. Hyji detit më këmbë! Ta shohim se ku do dalësh. Do dalësh matanë apo në breg të lumit. Ne nuk jemi këtu për të fyer njeri-tjetrin, për të bërë akuza populiste, për të thurur pretenca.

Debatet e Rudina Hajdarit dhe Elisa Spiropalit i vijuan deputetët burra.

Në një kohë kur debatet vijonin në parlament rrugën e zgjidhjes, Ramës dhe Bashës  ua tregoi ambasadorja Yuri Kim përmes një cicërime në Twitter ku thotë se: “ Ne u kujtojmë kryeministit Edi Rama dhe kreut të  PD Basha përfshi udhëheqësit e tjerë të gjitha angazhimet  e marra në marrëveshjen e 5 Qershorit,  përfshi masat përtej kësaj date. Ambasadorja amerikane kërkon përfshirje, propozime dhe kundër propozime në mirëbesim. “Ne do t’u ndihmojmë por ju udhëheqësit jeni pjesa e përgjegjësisë”  thekson Yuri Kim.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA