Flet avokati i pedagogut të arrestuar: Dinos nuk i është gjetur asnjë kartëmonedhë në euro, ishtë në përgjim prej 1 muaji

24/09/2020 11:10

Pas arrestimit të pedagogut të Universitetit të Korçës, Alket Dino i cili akuzohet për rryfshet ka folur edhe avokati i tij mbrojtës Nevzat Tarelli i cili është shprehur se pedagogu Dino nuk ka lidhje me rastin e korrupsionit pasi rezultatet e provimit janë mbyllur para një jave dhe se pedagogu nuk ka asnjë mundësi që të ndërhyjë në sistem për të ndryshuar notën.

Gjithashtu avokati është shprehur se Dinos nuk i është gjetur asnjë kartëmonedhë euro.

“Dino u arrestua mbrëmë për shkak të një hetimi të filluar nga SPAK. Dje është finalizuar kryerja e veprimeve simulues nëpërmjet një agjenti të infiltruar. Bëhet fjalë për një student i cili ka pasur një provim të mbetur. Prokuroria ka kryer veprime të simuluara me Xhevahir Dervishin nëpërmjet agjenti i infiltruar.  Në momentin e arrestimit Dino nuk ka pasur asnjë prej kartëmonedhave që u përdoren për veprimin simulues. Një pjesë e lekëve janë gjetur tek Dervishi,një pjesë nuk janë gjendur. Është e vërtetë që ka pasur kontakt me të arrestuarin tjetër,por takimi ka qenë për shkak të interesit të pedagogut për një shtëpi me qera,pasi Dervishi ështe pronar i një agjencie imobiliare.Alket Dino eshte pozicionuar qarte qe nuk ka lidhje me rastin korrupti,qe ka te beje me nje stident qe pretendon qe ka paguar për nje provim me Alket Dinon 500 euro.Rezultatet e provimit janë mbyllur para një jave dhe nuk ka asnjë mundësi që pedagogu të ndërhynte në sistem për të ndryshuar notën.Pedagogu është mbajtur për një muaj në përgjim ,kohë kur është regjistruar procedimi penal nga SPAK-u ,dhe dje është bërë arrestimi në flagrancë”, ka deklaruar avokati Tarelli për mediat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA