Demokratët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës, do t’u drejtohen të premten kutive të votimit për të zgjedhur për herë të parë kandidatët e preferuar për deputet, të drejtë ekskluzive të cilën më parë e ka patur vetëm kryetari i partisë.
Në listën me 17 kandidatë potencial ra në sy mungesa e Flamur Nokës, deputet prej 3 mandatesh ne Kukës. Lulzim Basha ka vendosur ta spostojë ishin ministrin e Brendshëm në Tiranë, ku ai do të synojë mandatin e 4 si deputet.
Në Kukës kemi rikthim të ish deputetëve, Mimoza Hajdarmataj dhe Isuf Cela, ndërkohë për votim shkojnë edhe dy ish kryebashkiakët Besnik Dushaj dhe Bashkim Shehu. Ish ambasadori Arben Cejku do kalojë në filtrin e anëtarësisë së Kukësit, ndërkohë ish zëvendës ministri Avenir Peka do jetë për votim në listën e degës Has. Jo vetëm ish diplomatë dhe ish ligjvënës, në Kukës propozohet për deputet edhe mjeku Admir Sinamati.
Sipas parimit 1 anëtar 1 votë demokratët janë ftuar të votojnë në bllok listën ose të shprehen me votë kontestuese. Nëse kandidati refuzohet nga 20 përqind e anëtarësisë ai humbet shancin për të qënë deputet. Kukësi hap sipasrin e zgjedhjeve ne parti për të përfunduar me 10 tetor Tiranë. Kandidatët të cilët kalojnë filtrin e anëtërësisë do i shkojnë për votim final Kryesisë së partisë.
Top Channel