Emrin e një vajze tjetër tatuazh në gjoks/ Erjoni rrëfen historinë e jetës së tij…

24/09/2020 19:47

Gjatë takimit me Anën, Erjoni rrëfeu disa histori nga jeta e tij që ndoshta shumë pak i dinë. Ai i zbuloi bukuroshes brune se në zemër, ka bërë tatuazh emrin e vajzës që ka dashur shumë.

Erjoni tha në studio, se ambienti intim, “paqja” që gjente në krahë të Anës, e bëri atë të rrëfehet. Ai premtoi se emrin e vajzës në gjoks do ta heqë vetëm kur në jetën e tij të shfaqet një vajzë që do ta dashurojë po aq sa edhe ajo.

“Normalisht më ndihmoi të hapesha me Anën. Mënyra se si ma bëri pyetjen, ambienti aty më bëri që të jem shumë i lirshëm. Ka goxha vite. Unë do ta heq atë tatuazh kur të gjej një person kur të më dojë aq sa më donte ajo. Nëse unë jam i aftë të bëj Anën të më dojë aq, atëherë mund të kem emrin e saj”, u shpreh Erjoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA