Arrestohet kosovari në Morinë, në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania
24/09/2020 09:48
Një shtetas kosovar është arrestuar gjatë mëngjesit të së enjtes (24.09.2020) në pikën kufitare të Morinës.
Shtetasi N.B, 35 vjeç u kap pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.
35 vjeçari është dënuar nga Gjykata e Dortmundit për veprën penale “ Vjedhje”.
Ndërsa pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë për të kryer dënimin.
Top Channel