Zhvati miliona nga njohjet e reja/ Burgoset mashtruesja bukuroshe e varur nga bixhozi

23/09/2020 17:23

Australiania Jocelyn Zakhour nga Melbourne, fajësonte një nga viktimat, të cilit i kishte zhvatur më shumë se 700,000 dollarë australianë, se ishte shumë budalla që i besonte gënjeshtrat e saj.

Është burgosur së fundmi një mashtruese që ka zhvatur më shumë se $500 000 nga njohjet e reja në rrjetin Tinder, për të kënaqur varësinë e saj nga bizhozi.

Zakhour, e cila jetonte pranë kazinosë Crown Casino në Melbourne, bindte të njohurit e saj të rinj t’i jepnin shuma të mëdha parash për fermën e saj të boronicave, duke përdorur si shantazhin ashtu dhe taktika më të buta zhvatjeje.

Bixhoxhia e rangut të lartë, 41 vjecare, shpërtheu në lot në sallën e gjyqit në Victoria kur u dënua më katër vite e gjysmë burg, nga të cilat dy vjet e tetë muaj pa të drejtë lirie me kusht.

Zakhour i kishte premtuar viktimës së saj të parë të mashtrimit një fitim prej 300 përqind para se ai t’i dorëzonte aus$723,700.

Për të vijuar të kërkonte para, ajo i thoshte më tej se ferma e saj e boronicave ishte lidhur me prodhim ilegal cigaresh prandaj ai duhet të paguante pasi nuk e bënin ajo kërcënonte se do t’i lëndonte familjen.

E akuzuara i kishte dërguar viktimës së saj të parë 240 email-e, duke kërcënuar ish-gruan e tij, fëmijët dhe nënën, para se burri nisi të merrte para borxh për të vijuar pagesat ndaj saj.

Zakhour komentonte më pas se ai ishte ‘budalla’ që i besonte gënjeshtrat e saj.

“Ky ishte një shfrytëzim i paepur dhe ti ke thyer tashmë aftësinë e këtyre burrave për të besuar ata që kanë pranë,” i tha gjykatësi Gregory Lyon.

Viktima e saj e dytë ishte një planifikues financiar të cilin ajo e bindi të transferonte $61,000 pas gënjeshtrës se Zakhour duhet të blente pajisje për fermën dhe të mbulonte rrogat e punëtorëve.

Një psikolog tha në gjykatë se e akuzuara ishte bërë e varur nga ushteti mbi burrat.

Zakhour pranoi gjashtë akuza përfitimi financial me mashtrim, tre akuza shantazhi dhe dy akuza zhvatje me kërcënim për dhunë e plagosje.

FOTO GALERI
1/5
Është burgosur së fundmi një mashtruese që ka zhvatur më shumë se $500 000 nga njohjet e reja në rrjetin Tinder

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA