Vlorë/ Po punonte në bypassin e Vlorës, dëmtohet punëtori për shkak të rrëshqitjeve të gurëve

23/09/2020 13:22

Një person është dëmtuar si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve për shkak të reshjeve të shiut të sotëm(23.09.2020)  në qytetin e Vlorës.

Personi është shtetasi L.K, 51 vjeç , drejtues i një mjeti të firmës që po kryen punimet në kantierin e ndërtimit të bypass-it të Vlorës

51 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet edhe jashtë rrezikut për jetën.

 

 

 

Top Channel