Dhjetra balena të tjera janë gjetur në bllokimin më të madh masiv të gjitarëve në brigjet e Australisë, numri i të cilave është tashmë rreth 500.
Autoritetet thanë sot se shumcia e tyre ka vdekur dhe rreth një e dhjeta janë shpëtuar nga autoritetet e Tasmanisë. Ekspertët besojnë se kafshët kanë qenë pjesë e një grupi akoma më të madh.
Zyrtarët që po punojnë për shpëtimin thanë se rreth 270 u gjetën prej të hënës të bllokuara në plazhet e Strahan. Ndërsa rreth 200 balena të tjera u pikasën me helikopter te bllokuara dhjetë kilometra më në jug.
Sot pasdite ishin konfirmuar të vdekura 200. Rreth 50 llogaritet të jenë shpëtuar ndërsa 30 janë ende të gjalla por të bllokuara. Zyrtarët nuk dinë ende arsyen e bllokimit të gjitarëve detarë.
Pamjet e tmerrshme tregonin kafshët gjigande të ngecura në cekësirë teksa grupe njerëzish tentonin me dëshpërim t’i shpëtonin.
Bllokimë të kafshëve detre kanë ndodhur edhe më parë por numra të tillë ishin deri tani të padëgjuar.
Iashulli i Tasmanisë është e vetmja pjesë e Australisë ku ndodhin bllokime masive, edhe pse nganjëherë kjo ka ndodhur edhe në tokën kontinentale.
Top Channel