Video/ Pamje të rënda, ushtarët ndjekin gruan lakuriq dhe e vrasin me 36 plumba

23/09/2020 16:35

Një video me përmbajtje të tmerrshme është duke “lundruar” në rrjete sociale. Në të shfaqen disa persona duke ndjekur një grua lakuriq dhe më pas e vrasin atë duke e qëlluar me 36 plumba.

Sipas BBC, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur brenda këtij muaji në Mozambikun e Veriut. Gruaja ende nuk është identifikuar nga autoritetet, ndërsa dyshohet se ka mbetur prapa pasi nga zona janë larguar edhe civilë të tjerë.

Në video grupi i burrave dëgjohen teksa thërrasin: “Je nga Al Shabab”. Ky është vendi ku qëndrojnë kryengritësit islamikë në këtë shtet dhe sipas autoriteteve kanë lidhje me ISIS-in.

Ushtari që dyshohet se ka shkrepur armën mendohet se është varë. Ndërkaq, pamjet filmike janë konsideruar nga autoritetet në Mozambik si montazh. Ndërkohë edhe më parë janë bërë publike pamjet se si kryengritësit torturojnë ushtarët dhe më pas përdorin veshjet e tyre. Dhuna është shtuar në këtë rajon e për pasojë dhjetëra civilë janë larguar nga vendi.

Top Channel