VAR vjen në Tiranë/ Arbitrat dhe asistentët e Superligës fillojnë testet me sistemin e ri

23/09/2020 20:00

Nga sezoni i ardhshëm futbollistik edhe në Superligën Shqiptare do të përdoret sistemi VAR.

Për këtë arsye në Tiranë prej dy ditësh është një nga lektorët e UEFA-s i cili po trajnon arbritrat dhe asistentët e kategorisë Superiore për këtë sistem në anën teorike dhe praktike. Po si do të implementohet në vendin tonë sistemi i arbitrit virtual.

Ky sistemi që kemi këtu aktualisht ka 8 kamera, de të tetë kamerat vijnë nga studio lëvizëse tek ky monitori që është “touch screeen” dhe operatori që është këtu i sheh të teta. Në momentin që arbitri ka dyshime për ndonjë rast atëherë sinjalizon operatorin…Arbitri që është në këtë pozicion ka të drejtë edhe ti shohë të gjitha kamerat duke lëvizur me touch për të zgjedhur planin më të mirë për të parë një rast”. 

Këtu shohim që janë 8 kamera, me sa kamera është minimumi i implementimit të këtij sistemi?

Minimumi është 4 kamera, duke supozuar kameran qendrore, kamerat anësore majtas dhe djathtas që mbajnë pozicionin jashtë loje dhe një kamera që quhet kamera e zoom-it që fokuson topin dhe përplasjet.

 Pra edhe në Shqipërinë janë mundësitë teknike për këtë sistem?

Po sepse këtu ndeshjet aktualisht xhirohen me 6 kamera.

Sokol mund të na shpjegosh pak këtë pjesën se si sinjalizohet sistemi VAR nga arbitri?

Në momenti që sistemi VAR është futur në futboll të gjithë kërkojnë ndërhyrjen e tij kudo, por jo është e kundërta, VARi ka protokollin e tij dhe ndërhyn vetëm në momentet kur kryesore ku dyshohet për penallti, gol, karton i kuq apo pozicion offside, nuk është VARi për të dhënë karton të verdhë.

 A kemi ne gjyqtar të certifikuar për përdorim VAR-i?

 Kemi Enea Jorgjin që është certifikuar si VAR, dhe dy asistentë Ridigert Cokaj dhe Denis Rexha të dy të certifikuar si A-VAR me kurset e vazhdueshme që kanë bërë në dy vitet e fundit në UEFA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA