6 persona kanë rënë në prangat e Policisës së Tiranës gjatë ditës së sotme (23.09.2020).
6 shtetasit janë arrestuar për vepra të ndryshe penale.
Shtetasi A.M, 18 vjeç është arrestuar pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 13 doza me lëndë narkotike të dyshuara si cannabis sattiva.
Dy shtetas janë arrestuar për veprat penale “ Vjedhje” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasuris.
Ndërsa tre të tjerët janë arrestuar për drejtimin e një taksie pa liçensë, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 18 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2 u konstatua duke hedhur në tokë 13 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. S., 59 vjeç, sepse dyshohet se ushtronte aktivitetin si taksi me licencë të falsifikuar.
Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ‘‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit M. Xh., 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ‘’Vjedhja’’, pasi në rrugën “Xhorxh Ë Bush”, në afërsi të ushtarit të panjohur, i ka vjedhur celularin shtetases M. S., ndërsa më datë 09.09.2020, i ka vjedhur portofolin shtetases L. G.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-E. K., 55 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.
-G. I., 45 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.88 mg/l.
Më datë 23.09.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K. M., 22 vjeç, sepse në orën 00:40, pas Muzeut Kombëtar, së bashku me dy persona të tjerë , pas një konflikti të çastit, kanë goditur me sende të forta, shtetasin E. M., 29 vjeç, banues në Dibër, të cilit i kanë marrë edhe telefonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshm
Top Channel