Në SHBA është ekzekutuar vrasësi dhe përdhunuesi i dënuar, William Emmett LeCroy, që njëherësh është dënimi i gjashtë me vdekje i cili është kryer nga fillimi i këtij viti.
Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se 50-vjeçari LeCroy është ekzekutuar me injektimin e helmit në burgun federal Terre Haute në shtetin federal Indiana.
Në ekzekutimin e dënimit me vdekje morën pjesë anëtarët e familjes së të dënuarit.
LeCroy me dënimin me vdekje është dënuar në vitin 2004 për shkak të përdhunimit dhe vrasjes mizore të infermieres, Joann Tueslet. Ankesa e avokatit të tij dhe kërkesa që dënimi të ribëhet në burg të përjetshëm u refuzuan në gjykatë.
Departamenti i Drejtësisë vitin e kaluar paralajmëroi se do të fillojë ekzekutimin vendimeve me vdekje që nuk është bërë nga viti 2003 ndërsa vetëm këtë vit janë ekzekutuar gjithsej 6 të dënuar.
Top Channel