Sekretari i Shoqatës së Prodhuesve: Qeveria gaboi, mbi 61% e bizneseve prodhuese dolën me humbje

23/09/2020 22:24

Në lidhjen e gjendjen e biznesit, nën ndikimin e pandemisë së COVID-19, ministrja e Ekonomisë Anila  Denaj tha se biznesi i vogël është asistuar gjatë periudhës së karantinës, por edhe më pas.

Në lidhjen e gjendjen e biznesit, nën ndikimin e pandemisë së COVID-19, ministrja e Ekonomisë Anila  Denaj tha se biznesi i vogël është asistuar gjatë periudhës së karantinës, por edhe më pas.

“Biznesi i vogël është asistuar, më shumë se 250 mijë persona kanë përfituar një pagë lufte, por ndërkohë kanë përfituar edhe nga fondet e grancisë dhe janë në ndihmë të biznesit. Politikat e zhvillimit ekonomik janë me një plan për ekonominë e mesme”, tha Denaj.

Ndërsa Sekretari i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra, tha se qeveria gaboi kur u dha punonjësve pagën e luftës, sepse duhet t’ia kishte dhënë kompanisë dhe jo tyre.

“Kemi thënë e debatuar gjatë 4 mujorit,  përtej trauamës duhej të kishte patur diksutime e dialog për procesin e mbylljes. Qeveria gaboi, u premtoi punonjësve një pagë shumë e ulët, atë të luftës që krijoi një lloj konotacioni krejt tjetër. Ne vazhdojmë t’i mbajmë në punë. Duhej që t’i kalonte sipërmarrjes, kjo ha debat. Mendojmë që duhet të ishte një masë mbështetëse. Ata filluan të dilnin nga puna sepse po mbështeteshin nga shteti, por do të ktheheshin përsëri pas pandemisë. U krijua boshllëku pas pandemisë sepse të vetëm siç u lamë që nuk mund ta përballonim. Shifrat kanë folur qartë, kishim një ulje shumë të madhe të eksporteve, jo vetëm prej masave të karantinimit në vendin tonë por edhe prej karantinimit të vendeve të tjera. Besoj se janë më shumë se 61% e bizneseve që kanë dalë me humbje që nga qershori. Shifrat vjetore priten të jenë shumë negative”, tha Shkodra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA