Maqedoni e Veriut, numri i rasteve me Covid-19 shkon në mbi 17.000

23/09/2020 16:44

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 183 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 17.049.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 5 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 710.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 102 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 14.186, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.153.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.769 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 179.404 teste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA