Lukashenko blindon kryeqytetin për ceremoninë sekrete të marrjes zyrtare të postit

23/09/2020 19:29

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, rizgjedhja e të cilit në votën e kontestuar të gushtit ka sjellë disa javë protesta, ka marrë zyrtarisht mandatin e gjashtë presidencial në një ceremoni të panjoftuar.

Mediat vendase thanë se disa qindra njerëz morën pjesë në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Pavarësisë në qendër të Minsk, ndërsa zëdhënës të opozitës e quajtën “mbledhja e hajdutëve”.

Më vonë njerëzit dolën përsëri në rrugë dhe pamjet televizive tregonin se policia po përdorte makina me pompa uji.

Ceremonitë e marrjes së mandatit presidencial normalisht publikohen paraprakisht si evente madhore shtetërore.

Ndërsa agjencia shtetërore Belta raportonte dje: “Alexander Lukashenko ka marrë postin e Presidentit të Bjellorusisë. Ceremonia e inaugurimti po ndodh aktualisht në Pallatin e Pavarësisë”.

Lukashenko ka sunduar ish-republikën sovjetike prej 26 vjetësh dhe thotë se nevojitet siguri dhe konsensus “në prag të një krize globale”, thotë agjencia Belta, duke iu referuar pandemisë së koronavirusit.

Ndërsa rrjeti opozitar Nexta Live në aplikacioin Telegram bënte thirrje për protesta dhe u kërkonte shoferëve të bllokonin rrugët duke krijuar bllokime trafiku.

“Duke nisur nga sot [Lukashenko] është bërë një bandit e mashtrues që nuk njihet askund në botën e civilizuar,” thuhej në stacion.

Dje protestuesit në qendër të Monsk, mbanin kurora të rreme për të vënë në lojë presidentin. Një nga pankartat thoshte: “Mbreti nuk ka rroba!”

Rivalja kryesore politike e Lukashenko, Svetlana Tikhanovskaya, është larguar drejt Lituanisë fqinje prej arrestimeve masive. Ajo tha se “nga sot ai nuk është as kreu i ligjshëm e as kreu legjitim i Bjellorusisë”.

FOTO GALERI
1/3
Lukashenko beri betimin per here te gjashte

Top Channel